Mourinho: Malaga më e vështirë se Chievo

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se skuadra e tij do ta përmirësojë statistikat e ndeshjeve si mysafir, pasi që sipas tij, Los Blancos do të mposhtin në udhëtim Malagan.
“Unë pajtohem se nivel i paraqitjeve nuk është një statistikë që e dua. Por, nuk jam i brengosur, pasi që kjo është normale për ekipe të cilat luajnë si ne dhe nuk shënojnë. Në Malaga do të jetë e vështirë. Në shtëpi ata kanë luajtur ndaj tri katër kundërshtërave më të rëndësishëm në La Liga”.
“Jesualdo Ferreira është trajner me përvojë që di të strukturojë skuadrën. Gjëja më e vështirë për t’u harruar është se kemi një ndeshje me rëndësi të martën ën Ligën e Kampionëve”, theksoi Mou.
I pyetur se nëse ndjen se skuadra e tij ka ndeshje më të vështirë se Milani që do të përballet me Chievon, para duelit mes Real Madridit dhe Milanit që zhvillohet të martën, Mourinho ishte i qartë.
“Asistenti im do të jetë në San Siro dhe jam i sigurt se dikush prej Milanit do të jetë në Malaga. Ndeshja jonë është e komplikuar, por pas dy viteve eksperiencë në Itali, them se atje është çdo ndeshje e vështirë. Milani po shikon se si t’ia bëjë Interit jetën të vështirë në Serie A, ndërsa Chievo në të kaluarën ishte gjithnjë ekip i vështirë për t’u mposhtur”, përfundoi ‘I Veçanti’.