Moggi: Juve të mos e marrë Benzeman

Ish-drejtori i Juventusit njëkohësisht krijuesi i Calciopolit, Luciano Moggi, ka paralajmëruar Zonjën e Vjetër që të mos e transferojë sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, pasi që ai nuk është lojtar kualitativ.
“Nuk e di nëse Juventusi vërtet është në kërkim të Benzemas, por më duhet të them se kjo ide nuk më entuziazmon. Jose Mourinho di se çfarë është futbolli dhe nëse ai vendos që ta heqë qafe një lojtar që u transferua vetëm një vit më parë, atëherë unë do të pyesja se pse dhe çfarë e motivon atë për një zgjedhje të tillë”.
“Nuk më pëlqen francezi. Ai është talent i pakompletuar për shkak të atyre që e kanë drejtuar. Ai nuk bën sakrifica dhe është e vështirë ta përdorësh atë taktikisht. Ai ka fizik dhe teknikë, por kjo nuk është e mjaftueshme për të mbuluar cilësitë tjera që i mungojnë. Unë do ta lija aty ku është”, shkroi Moggi në kolumnën e tij në Tuttomercatoweb