Juan Mata thotë se ai është i kënaqur që Valencia ka refuzuar ofertat për të dhe shton se është i lumtur te klubi spanjoll."Refuzimi i Liverpoolit? Është një shenjë se klubi më dëshiron mua, kjo do të thotë se ata kanë besim në aftësitë e mia".
"Për të nënshkruar marrëveshje të re, ende mungon diçka, por ka shenja se kjo do të mbyllet në mënyrë të kënaqshme. Unë megjithatë jam i lumtur, shpresoj të qëndroj shumë vite te Valencia. Po e jetoj ëndrrën, kohën më të mirë. E kam filluar sezonin në mënyrën më të mirë", ka thënë Mata.





