Cana pësoi një dëmtim të rëndë në kavilje në sfidën e zhvilluar ndaj Bosnjës në Qemal Stafa. Stafi mjekësor i kombëtares shqiptare bëri ç’mos për ta rikthyer në fushë, por mesfushori kosovar nuk arriti që as të udhëtonte deri në Bjellorusi.
Shqipëria do të duhet t’ia dalë pos Canës edhe pa trajnerin Josip Kuzhe, që është i sëmurë dhe Debatik Currin, që gjithashtu është i lënduar.





