Më tej, karriera e saj nuk ka pasur luhatje shumë të mëdha, në një kohë kur angazhimet aktuale, si pedagoge në një universitet privat, kërkuese shkencore në Qendrën për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor dhe njëkohësisht anëtare e bordit të fondacionit “Soros” për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, provojnë edhe njëherë suksesin e Linditës në ndërtimin e një karriere të suksesshme.
E mbirë nga vetvetja
Që të vish në konstatimet e mësipërme është krejt e thjeshtë nëse ke në duar një informacion edhe më të imtësishëm nga njerëz që e njohin nga shumë afër, menjëherë pas publikimit nga gazeta “Panorama” të lajmit të zbulimit të pragmartesës së Edi Ramës me pedagogen e Universitetit Europian të Tiranës, Lindita Basha. Një informacion që thotë se Lindita është lindur e rritur në lagjen periferike “Kombinat” të Tiranës, se është një nga tri fëmijët apo bija e dy prindërve me prejardhje punëtore, e ëma centraliste në postë, ndërsa i ati pjesëtar i një orkestre frymore, aktualisht që të dy pensionistë. Gjithsesi, përshtypja apo edhe llogaritë që mund të bëhen, duket se nuk e kanë penguar Linditën të bënte të tjera plane për të ardhmen e saj. Kështu, ajo ka mbaruar me të gjitha notat 10 Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, ku është vlerësuar si shumë ambicioze.
Për habi të shumëkujt, që në vitin e dytë të studimeve ajo u fejua me pedagogun e saj të matematikës, Thanas Xhillari, me të cilin ndërtoi edhe familjen e ardhme. Bashkëkolegë të saj pohojnë se përndryshe ambicieve të saj, pas përfundimit të fakultetit, Linditën nuk e emëruan pedagoge. Por kjo nuk e ka ndaluar atë të shohë sërish për më tej. Lindita Basha është nga të parat femra shqiptare që tentojnë dhe ia arrijnë të bëjnë një master jashtë vendit, në rastin e saj në Çeki. Njëkohësisht, një vit pas diplomimit, më 1988, Lindita lidhet në martesë me Thanas Xhillarin. Madje dasma, e konsideruar si nga më të bujshmet e kohës, është bërë në një lokal në Pezë. Si rezultat i konsumimit të martesës, çifti pati një fëmijë, Rean, që aktualisht studion për arkitekturë në Zvicër.
Karriera
Që të kuptohet suksesi në karrierë i Lindita Bashës, gruas në pragkurorëzimi të Edi Ramës, vlen të veçohet arsimimi. Një arsimim që kulmon me kryerjen e masterit për Ekonomi në Universitetin e New York-ut dhe Universitetin e Europës Qendrore në Pragë, në vitin 1993, si dhe mbajtja e titullit Doktor i Shkencave Ekonomike që nga viti 1996. Një arsimim, që fatmirësisht është shoqëruar me një karrierë dinjitoze në punë. Kështu, puna e parë e Linditës pohohet të ketë qenë drejtuese në departamentin ekonomik të Kombinatit të Tekstilit në Tiranë, ndërkohë që menjëherë më pas ajo është emëruar drejtore e përgjithshme e Agjencinë Kombëtare të Privatizimit pranë Këshillit të Ministrave, një funksion që e përmbushi deri në vitin 1998.

Menjëherë më pas, ajo është përfshirë edhe në aktivitetin e shoqërisë civile, duke fituar postin e drejtores ekzekutive të Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor, një funksion që e mban për dhjetë vite me radhë. Aktualisht, Lindita është shefe e degës së kërkimit dhe zhvillimit shkencor në këtë qendër. Por nuk përfundon këtu. Lindita ka një përvojë të gjatë akademike si lektore e financave ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës dhe politikave publike e riskut publik në Universitetin Europian të Tiranës. Ajo është gjithashtu autore e një sërë publikimesh brenda dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrëse e ftuar shpesh në konferenca ndërkombëtare. Për këto kontribute të saj, ajo është zgjedhur edhe anëtare prej disa vitesh në bordin e fondacionit “Soros” për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri.
FERDINAND DERVISHI Panorama