Bundesliga e mbajti viteve të fundit vendin e parë për fitimet më të mëdha, por tani është Anglia ajo që ka dalë në krye me 178 milionë dollarë. Kjo ngritje e futbollit anglez në këtë statistikë vjen pas marrëveshjeve të reja të Manchester United me Aon dhe Liverpoolit me bankën e njohur Standard Chartered.
Gjermania zë pozitën e dytë në këtë klasifikim me 118.5 milionë euro. Pasojnë Serie A, Ligue 1 e Francës dhe La Liga e Spanjës.





