Leon: Nuk kam problem me Mourinhon

Mesfushori i Real Madridit, Pedro Leon, ka hedhur poshtë pohimet që thoshin se ai po vuan nën trajnerin Jose Mourinho, ndërsa konfirmoi se ka biseduar me strategun portugez për të sqaruar çdo paqartësi.
“Mourinho është në krye. Nuk ka ndonjë problem mes nesh. Arsyeja se pse unë isha jashtë skuadrës në dy ndeshjet e fundit, ishte për shkak se nuk bëra atë që është kërkuar nga unë ndaj Levantes”.
“Nuk u lëndova kur trajneri më tha se nuk jam as Maradona e as Zinedine Zidane. Ne biseduam me njëri tjetrin dhe gjithçka u zgjidh si duhet. Unë e di se trajneri më beson mua dhe unë do të vazhdoj t’i ndihmoj ekipit”, tha Pedro Leon.