Rezultati u zhbllokua shpejtë, me Alberto Aquilanin (13’), që realizoi një gol të bukur e që doli të ishte goli i tij i parë në fanellën e Juventusit për 1-0.
Milos Krasic në minutën e 34 nxorri një penalti që nuk ekzistoi, të cilën sigurt e konvertoi në gol Felipe Melo për 2-0. Për sigurinë prej 3-0 pas pjesës së parë u përkujdes Fabio Quagliarella (44’), që realizoi gol me kokë.
Kjo fitore e rikthen Juventusin fuqishëm në skenën e futbollit italian, pasi që pos lojërave fantastike të treguara kohëve të fundit, Bianconerët e shohin veten në pozitën e gjashtë me 11 pikë, tre më pak se liderët aktual, Milani dhe Interi.





