Afellay ka shkëlqyer në fanellën e PSV sezonet e fundit, ndërsa tani është cak i një prej skuadrave më të fuqishme evropiane. Kontrata e Afellay skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe për këtë arsye PSV dëshiron ta shesë atë në janar, në mënyrë që sulmuesi të mos largohet si transfer i lirë gjatë verës.
Interi më herët ishte i interesuar në shërbimet e Dirk Kuyt, që është lënduar në sfidën ndaj Suedisë dhe do të jetë gjashtë muaj jashtë aksionit.