Ibra do ta mirëpresë Kakan te Milani

Zlatan Ibrahimovic thotë se ai do ta mirëpresë një rikthim të Kaka te Milani.
Kaka është lidhur me një largim nga Real Madridi së fundi, ndërsa një prej destinacioneve të mundshme është përmendur edhe San Siro.
“Nuk flas për negociatat të cilat nuk kanë të bëjnë me mua, por nëse Kaka do të arrinte, do të ishte një nënshkrim i madh për Milanin këtë sezon”, ka thënë Ibrahimovic.