Holanda demolon Suedinë

Ibrahim Afellay Holanda ka shënuar fitore të lartë në sfidën e zhvilluar kundër Suedisë, e vlefshme për kualifikim në Euro 2012.
Klaas Jan Huntelaar zhbllokoi rezultatin pas vetëm katër minutash lojë, me asistimin e Van der Vaart, kurse rezultatin në 2-0 e dyfishoi Ibrahim Afellay, pas shërbimit nga Sneijder.
Pjesa e dytë ishte vdekjeprurëse për suedezët. Ishte përsëri Huntelaar ai që realizoi golin e tij të dytë (55’) dhe Afellay që gjithashtu shënoi golin e tij të dytë (59’), për rezultatin 4-0. Golin e nderit për skandinavistët e shënoi Andreas Granqvist (69’).
Grupin E e kryeson Holanda, ndërsa më pas vijnë Moldavia që realizoi fitore ndaj San Marinos dhe Hungaria që mposhti në transfertë Finlandën.