Hercules nënshkroi me David Trezeguet si transferim të lirë gjatë verës dhe ata shpresojnë të sjellin edhe një sulmues në zë nga Serie A.
Itasportpress.it shkruan se klubi spanjoll po bën interesim të hershëm në mundësinë e transferimit të Di Natale dhe diskutimet mund të hapen në mes të dy klubeve gjatë afatit kalimtar të janarit.
Hercules ka treguar lojëra të mira në La Liga në këtë fillim sezoni duke shënuar fitore ndaj Barcelonës dhe Sevillas. Megjithatë, statusi i tyre si një klub ambicioz, mund të mos jetë i mjaftueshëm për të joshur Di Natale, i cili ka refuzuar një transferim te Juventusi gjatë kësaj vere.





