Strategu i Barcelonës, Pep Guardiola, ka paralajmëruar se mesfushori Blaugran, Xavi, do të mund të luajë ndaj Valencias, varësisht nga rezultati i ndeshjes që zhvillohet të shtunën.“Gjendja e tij fizike është para të gjithave. Unë do të kem një opinion, ashtu si mjeku ynë, por Xavi është një prej tyre që na nevojitet. Ne e dimë se ai dëshiron të luajë si të gjithë të tjerët. Ne kërkojmë shumë nga atletët tanë, ata na japin shumë por duhet të ndalemi. Nga momenti në moment, ata janë duke bërë shumë. Pushimi për t’u regjeneruar kurrë nuk ka qenë më i shkurtër. Le të shohim se si do përgjigjet ai”.
“Nuk isha i befasuar nga starti që Valencia e ka pasur në kampionat. Soldado, Aduriz, janë transferime të mira të cilat ata i kanë bërë së fundmi. Ata janë historikisht kundërshtar i vështirë dhe do të jetë mjaft e komplikuar. Do të jetë ndeshje e mirë, sepse ata janë ekip që hyn për të fituar dhe ne jemi të përgatitur për të sulmuar dhe për t’u mbrojtur”, u shpreh Guardiola.





