Me nga dy gola të Lionel Messi dhe David Villa, dhe një gol të Dani Alves, Blaugranët iu rikthyen mënyrës së tyre ‘të vjetër’ të të fituarit.
Ndërkohë, duke folur para gazetarëve, Guardiola tha se të zgjedhurit e tij ishin të shkëlqyeshëm në këtë përballje, ndërkohë sqaroi se përveç ndeshjes ndaj Herculesit, Barcelona ka luajtur mirë në të gjitha përballjet.
Trajneri i kampionit të Spanjës njëherit e lëvdoi sulmuesin David Villa, i cili heshti kritikët me dy golat e tij.





