Ish-trajneri i Chelseat dhe Portsmouth ka mohuar spekulimet se ai do të largohet dhe ka thënë se ka një vizion afat-gjatë për West Hamin – sikur Wenger bëri kur arriti te Arsenali më shumë se 13 vite më parë.
“Flas me Wenger gjithë kohën, e kam njohur atë për më shumë se 10 vite dhe kemi raporte të mira. Ne pak a shumë kemi të njëjtat ide. Dhe shumicën e ideve të tij duam t’i realizojmë edhe ne. Ai ka ndërtuar një ekip nga akademia në një top ekip, kjo do të jetë edhe vizioni i West Hamit”, ka thënë Grant.





