Kosovari është produkt i akademisë së Baselit dhe ishte pjesë e kombëtares U-17 të Zvicrës që e fitoi Kampionatin Botëror në vitin 2009.
18-vjeçarit i skadon shumë shpejt kontrata me klubin zviceran dhe Baseli nuk e ka ndërmend të lejojë largimin e tij.
Sidoqoftë, Lazio mund të tregohet e gatshme për të ndërhyrë dhe për ta sjellë Xhakën në kampionatin më taktik në botë, Serie A.





