Ndeshja ishte e baraspeshuar me një iniciativë të lehtë për turqët deri në fund të pjesës së parë. Një goditje me kokë e Thomas Mullerit, e cila përfundoi në shtyllën e portës turke, iu kthye në kokë Miroslav Kloses (42’), që realizoi për 1-0 dhe epërsinë e parë për nën-kampionin e Evropës.
Rezultatin përfundimtar prej 3-0 sfidës ia dha Miroslav Klose, që ishte përsëri i pamëshirshëm (87’).
Me këtë fitore Gjermania arrin të prekë pozitën e parë në Grupin A me nëntë pikë pas tre ndeshjeve të luajtura.