Franca dominoi në pjesën e parë të ndeshjes, por humbi disa raste të mira shënimi. Në anën tjetër, rumunët po ashtu patën rastet e tyre, por portieri Hugo Lloris bëri një paraqitje të mirë për të ruajtur portën e paprekur.
Me gjashtë minuta para fundit të ndeshjes, sulmuesi i Marseille, Loic Remy, depërtoi nëpër mbrojtjen mysafire për të dërguar topin në këndin e djathtë të portës rumune. Në minutat shtesë të ndeshjes, francezët shënuan edhe një gol tjetër, kësaj here me anë të Yoann Gourcuff.
Fitorja është e dyta për Francën, që me gjashtë pikë ngjitet në maje të grupit, ku deri sot qëndronte Shqipëria. Kuqezinjtë tash zbresin në pozitën e dytë të tabelës me pesë pikë.





