Fiton Gjermania, mposhtet Turqia

Mesut Ozil dhe Miroslav Klose Përfaqësuesja e Gjermanisë ka shënuar fitore prej 3-0 si mysafir i Kazakistanit, në ndeshjen e vlefshme për Grupin A.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë (48’), Miroslav Klose kaloi gjermanët në epërsi.
Mario Gomez (76’) dhe Lukas Podolski (85’) shuan ëndrrën e kazakëve për të nxjerrë ndonjë pikë nga kjo përballje.
Ndërkohë në takimin tjetër të këtij grupi, Turqia është mposhtur me rezultat 1-0 nga përfaqësuesja e Azerbajxhanit.
Pas kësaj fitoreje, Gjermania përforcohet edhe më shumë në krye të Grupit A, me 12 pikë.