Fiton Franca

Karim Benzema Franca arriti të shënojë fitore relativisht të lehtë ndaj Luksemburgut me rezultat 2-0.
Francën në epërsi e kaloi Karim Benzema që rikthehet me gol në përfaqësuesen e Les Bleus (22’), me ndihmën e Yoann Gourcuff. Ishte pikërisht Gourcuff ai që realizoi golin e tij personal pas 76 minutash lojë, që doli të ishte dhe goli i fitores për Francën.
Francezët patën edhe shumë raste tjera në këtë takim, por mbrojtja e Luksemburgut dhe fati, bëri që rezultati të mbeste vetëm 2-0.
Franca me këtë fitore e zgjeron distancën me Bjellorusinë dhe Shqipërinë në Grupin D.