Edhe Milani në garë për Pastoren?

Mesfushori kreativ i Palermos, Javier Pastore, është duke tërhequr interesim të jashtëzakonshëm nga shumë klube evropiane dhe pos Barcelonës, tani duket se edhe Milani po e mendon ofertën.
Thuhet se Berlusconi e dëshironte Pastoren në San Siro që nga koha kur ai ishte në Argjentinë. Nga ana tjetër spekulohet se Barcelona do ta përdorë Lionel Messin për të ndikuar në Pastoren, por kështu nuk mendon Maurizio Zamparini, që pos faktit se e ka përcaktuar argjentinasin si aset të pashitshëm, ai ia ka dhënë një vlerë, vlerë mjaft ambicioze.
“Pastore do ta fitojë Topin e Artë dhe vlen 70 milionë euro”, theksoi Zamparini për Sky Sport Italia.