Drogba: Nuk ka rëndësi nëse nuk e fitoj LK!

Vigani i Chelseat, Didier Drogba, ka treguar edhe njëherë se është profesionist i vërtet, duke mos e vënë si prioritet jetësor dhe të karrierës së tij, fitimin e patjetërsueshëm të Ligës së Kampionëve.
“Nuk do të ishte ndonjë gjë e jashtëzakonshme për mua, nëse e përfundoj karrierën pa e fituar Ligën e Kampionëve”, theksoi Drogba.
“Unë vërtet dua ta fitoj atë treofe, por askush nuk do të vë në pikëpyetje aftësitë e mia apo arritjet nëse nuk e bëj atë. George Weah dhe Ronaldo (origjinali) nuk e fituan kurrë Ligën e Kampionëve, por kjo nuk i pengoi ata që të bëhen lojtarë të paharruar”, u shpreh fenomeni Drogba.

Related Posts: