Ishin vendasit të parët që shënuan dhe atë në minutat e para të takimit , përkatësisht David Trezeguet (3').
Pas këtij goli të shënuar nga Hercules, e tërë ndeshja u zhvillua në pjesëfushën që i takonte Hercules, megjithatë, Reali nuk arriti ta gjejë portën.
Fillimi i pjesës së dytë ishte më i efektshëm për Realin, gjë që reflektoi me golin e barazimit nga Di Maria (52').
Hercules vazhdoi të mbrohej me të gjitha forcat, por ishte Cristiano Ronaldo që arriti ta sjellë Realin në epërsi për herë të parë në ndeshje (82').
Pas këtij goli, Ronaldo u ndez edhe më tepër duke shënuar edhe një gol (86').
Ronaldo pati mundësi të shënojë het-trik në këtë ndeshje, mirëpo nuk arriti të shënoi në një rast mjaft të volitshëm.
Reali me këtë fitore e ruan kreun me katër pikë më shumë se Villarreali dhe Barcelona që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.