Agjentëve të lojtarit nga Bahia International, u është kërkuar nga City, që t’i informojnë këta të fundit për çdo të vetmen ofertë që bëhet për spanjollin, njofton The People.
“Ata dëshirojnë të paguajnë një funtë më shumë se oferta më e mirë që vjen për Fernando Torres. City dëshiron të bëjë një projekt të ri me Torresin si yll të tyre. Sezonin e ardhshëm ata duan të sigurohen se do të luftojnë për titullin e Ligës Premier nga java e parë”, theksoi një burim i tabloidit britanik.





