Përderisa ka filluar procesi gjyqësor i inicuar nga kompania NESV, që tashmë e ka blerë Liverpoolin, por që do të përballet edhe njëherë me ish-pronarët Hicks dhe Gillet që kundërshtojnë shitjen, është biznesmeni aziatik në fjalë që ka rihyrë në garën për blerjen e klubit nga Anfield.
“Unë e respektoj dhe e admiroj Liverpolin, që ka traditë dhe histori. Unë jam plotësisht i përkushtuar në rindërtimin e klubit, për ta kthyer atë në elitën e futbollit evropian, aty ku vërtet duhet të jetë Liverpooli”.
“Kjo është arsyeja pse e kam bërë këtë ofertë. Ajo është e mjaftueshme sa për të mbuluar borxhet e ish-pronarëve dhe borxhin e akumuluar nga klubi dhe kësaj do t’ia shtoja edhe 40 milionë euro të tjera për Roy Hodgson që të sjellë lojtarë të rinj. Paratë janë në dispozicion të menjëhershëm. Liverpooli duhet të fillojë të fitojë përsëri”, u shpreh Lim.
Kjo ofertë e miliarderit aziatik bën që të ketë një ngritje prej 23 milionë eurosh për dallim nga oferta e NESV, por nëse marrim parasysh dhe paratë shtesë të dhëna për transferime, atëhreë bordi i Liverpoolit mund ta mendojë edhe njëherë shitjen e klubit te NESV, për t’ia shituar biznesmenit nga Singapori.





