Mysafirët e Valencias filluan ndeshjen më me vrull duke krijuar disa raste me anë të Roberto Soldado. Pas 20 minutash lojë Barcelona filloi të organizohet më shumë, me Dani Alves dhe Xavi që treguar disa aksione të mira.
Megjithatë pjesa e parë e takimit i takoi ekipit mysafir. Me shtatë minuta të mbetura deri në fund të pjesës së parë, Pablo Hernandez pranoi një pasim nga Ricardo Costa, për të çuar Valencian në avantazh (38’).
Heroi i Barcelonës këtë ndeshje ishte kapiteni Carles Puyol, i cili pas më se një ore lojë (62’) shfrytëzoi një harkim të topit nga Xavi për të shënuar me kokë dhe për t’i dhënë avantazhin dhe fitoren Barcelonës.
Me këtë fitore Barca do të pushtojë kreun me 16 pikë, po aq sa ka edhe Valencia. Megjithatë ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola mund ta humbë kreun, nëse Real Madridi fiton sonte ndaj Malagas, ose nëse Villarreal mposht Hercules në takimin e të hënës.





