Allegri nuk pret rikthimin e Kaka

Trajneri i Milanit, Max Allegri, ka hedhur poshtë mundësinë e rikthimit të asit brazilian, Kaka, në San Siro.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por unë nuk kam bërë ende ndonjë kërkesë për merkato. Milani është tepër konkurrues me skuadrën që ka”.
“Ne nuk kemi kohë për të menduar për këto gjëra. Skuadra që unë kam është më shumë se e mirë”, theksoi Allegri.