“Unë jam tepër optimist. Ndjejmë se Louis Van Gaal mund të drejtojë në të njëjtën kohë edhe një kombëtare. Ne do të kemi një zgjidhje deri në krishtilindje”, theksoi drejtori i Bayernit, Karl Heinz Rummenigge, për Kicker.
Rummenige ka shtuar se ai pos që beson se do të gjendet një zgjidhje për kontratën e Van Gaal deri në fund të këtij viti, por se do të arrihet dhe marrëveshja me ndonjë nga federatat e interesuara për shërbimet e holandezit, që ky i fundit të drejtojë në të njëjtën kohë, edhe Bayernin edhe kombëtaren në fjalë.