Para fitores së mbrëmshme ndaj Espanyol, Ronaldo ishte cak i një pjese të fansave të Realit për formën e tij jo të qëndrueshme.
“Për mua, ndaj Real Sociedad ai ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. Kur ai gjeti hapësirë në 15 minutat e fundit të ndeshjes, ai ishte virtualisht i pandashëm. Ai nuk ka nevojë për kurajë. Nëse ndodh diçka, ai ka mjaft personalitet për t’u marrë me këto vështirësi”, ka thënë Valdano.