Mysafirët kaluan shumë herët në epërsi (2’), kur pas një aksioni të Ilicic dhe Pinilla, ky i fundit goditi në portë, ndërsa topin e kthyer nga portieri Storari e shfrytëzoi Javier Pastore për t’ua dhënë epërsinë sicilianëve.
Pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Cesare Bovo shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për t’i dhënë fund dilemës për fituesin.
Pas xhiros së katërt, Juventusi mban vendin e 15-të me katër pikë, po aq sa ka Palermo një vend më poshtë.





