Veterani holandez beson se bashkë-lojtarët e tij të rinj ende janë duke iu adaptuar sistemit të trajnerit Massimilliano Allegri.
“Ne kemi zhvilluar vetëm tre seanca stërvitore me të gjithë lojtarët e rinj. Pastaj disa u lënduan [në angazhime ndërkombëtare]. Besoj se brenda një muaji do të mund të shihni ekipin e vërtetë”, ka thënë Seedorf.