Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, thotë se forma e tyre do të përmirësohet në javët në vazhdim.Madridi ka marrë 10 pikë nga katër ndeshjet e para në ligë dhe është ngjitur në maje ë tabelës së kampionatit spanjoll këtë javë, pasi mposhti Espanyol me rezultat 3-0 për të shënuar fitoren e tretë radhazi.
Megjithatë, derisa rezultatet kanë shkruar në favor të madrilenëve, paraqitja e tyre nuk ka qenë aq mirë e pritur nga tifozët.
“Ne po mbledhim pikë dhe po tregojmë se jemi një ekip i qëndrueshëm, që në këtë nivel të sezonit është gjëja më e rëndësishme. Ne duam të vazhdojmë të përmirësohemi dhe t’i japim një imazh më të mirë vetes para fansave, dhe për këtë punojmë fuqishëm çdo ditë. Ne po bëhemi më të mirë”, ka thënë Sergio Ramos.





