N’Saraje Camaj!

Violeta Murati 
Erika dhe Martin Camaj

Me botimin në numrin e parë të saj, “Kritika, tremestrale shqiptare”, e konceptuar nga Leka Ndoja, asnjë libër tjetër nga Martin Camaj nuk ndodhet në treg. Përkushtimi autorial i kushtohet Camajt me rastin e 85-vjetorit të lindjes. Në libraritë e kryeqytetit nuk ekziston ndonjë libër apo vëllim poetik nga ky autor. Ndërsa në postën elektronike dramaturgu Stefan Çapaliku na njofton se ditën e shtunë, në bar restorant “Sarajet” ka përgatitur një performancë teatrore me veprën e Camajt, e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike. Një njoftim i pambërritur akoma është se nesër Akademia e Shkencave ka gati një konferencë kushtuar Camajt

Me botimin në numrin e parë të saj, “Kritika, tremestrale shqiptare”, e konceptuar nga Leka Ndoja, asnjë libër tjetër nga Martin Camaj nuk ndodhet në treg. Përkushtimi autorial i kushtohet Camajt me rastin e 85-vjetorit të lindjes. Në libraritë e kryeqytetit nuk ekziston ndonjë libër apo vëllim poetik nga ky autor. Ndërsa në postën elektronike dramaturgu Stefan Çapaliku na njofton se ditën e shtunë në bar restorant “Sarajet” ka përgatitur një performancë teatrore me veprën e Camajt, e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike. Një njoftim i pambërritur akoma është se nesër Akademia e Shkencave ka gati një konferencë kushtuar Camajt. Nga botuesit shqiptarë, ndodh rrallë e më rrallë që të mbështesin autorët pa aplikuar në Ministrinë e Kulturës. Dhe nga kjo e fundit pothuaj nuk ndodh kurrë që të të japin një kalendar qysh në hyrje të vitit se çfarë kanë të përcaktuar si strategji kulturore për të mbështetur librin, autorët e mohuar pa hyrë njëqind miq e njerëz që mund të njohin ministrin. Të tillë mund ta konsiderojmë edhe botimin “Kritika, tremestrale shqiptare”, të nxjerrë në treg nga një nismë personale e Leka Ndojës, në të cilën vë parafjalë për Martin Camajn, një kritikë të rrallë nga Ernest Koliqi të botuar në vitin 1958, në Romë, si dhe prej Ndojës hapet një debat për kritikën e retrospektivës dhe kritikën e ripërtërirë. Një nevojë kjo që do vëmendje për ta shkundur nga disa emra që patën pushtetin e letërsisë e të kritikës në diktaturë dhe nuk hezitojnë aspak ta kenë edhe sot. Dëshmitë janë rrugëve të Tiranës për këtë, ku me qindra kopje të revistës së dikurshme në shërbim të partisë, “Nëntori”, shiten trotuareve e buzë Lanës. Është një toksinë për t’i kujtuar e kundërvënë këtij pushteti, që lë ende jashtë “emigrantët” e letërsisë. Për Martin Camajn, që ishte një nga këta, nuk ka asnjë botim që të rilexohet sot. Është folur prej kohësh për një projekt që po përgatitet, në dhjetë vëllime, vepra e Camajt. Mësojmë se autori i tij është Bardhyl Demiraj dhe botuesi mbështetës është “Onufri” dhe siç flitet, të drejtat janë dhënë nga bashkëshortja e poetit që jeton në Gjermani, Erika. Nuk dihet nëse këto volume do të jenë në koherencë me Akademinë e Shkencave, për t’u promovuar në një ditë!? Por, mësojmë se pritet dhe një urdhër tjetër nga Presidenti Topi, që e mban nën sirtar për Martin Camajn dhe në këtë rast mund të promovohet edhe poezia. Por deri atëherë, prapë tregu është bosh, pa Camajn. Spektakli me Camajn nuk i takon vetëm botimit të poezisë së tij, sepse vala e re në internet e ka tejkaluar këtë dëshirë për ta pasur libër ndër duar, ashtu si për shumë autorë të tjerë! Por, nga duhet shikuar Camaj, ajo që na vëren dhe Ndoja në revistën “Kritika” lidhet me mungesën e kritikës dhe studimeve, që si gjithnjë referenca ka mbetur tek vitet e arta, ato të ‘30-s. Sot nuk bëhet kritikë me referenca. Secili nga studiuesit apo kritikët e shikon autorin si pronë për t’u zaptuar dhe jo për ta ushqyer mendimin mbi të dhe veprën. Secili, dhe rasti i Camajt është flagrant, kërkon uzurpimin, duke u ndarë edhe nëpër media, ca për Camajn kundërshtues, ca për Camajn enigmatik dhe fare pak për poetin ashtu siç shkruan Koliqi, në shkrimin e mëposhtëm. Pothuaj të gjithë studiuesit, sidomos të sotmit, e nisin vlerësimin, analizën, argumentin nga e para pa përballur, kundërshtuar apo kundërvënë një vepër letrare të aksh autori në raport me çfarë është thënë. Të paktën për Camajn të citonin aty ku e ka lënë Koliqi apo Primo Shllaku sot! Në këtë atmosferë vjen Camaj në 85-vjetorin e lindjes, në një treg pa librat e tij e mes studiuesish uzurpues për kushedi se ç’interesa, veç letrare nuk na duken.

Related Posts: