Miti bërthamor

Nga Johan Bergenas

Kohët e fundit po flitet shumë për

efektin bërthamor domino në Lindjen

e Mesme, por si është e vërteta? Kur

merren parasysh rreziqet e programit

të armëve nukleare në Iran, ata që

ndahen në mendime lidhur me

ideologjinë politike, rrallëherë gjejnë

terrenin e duhur. Sipas kujtdo, nëse

Irani i përhap armët bërthamore, edhe

fqinjët do të bëjnë të njëjtën gjë, në

mënyrë të paevitueshme.

Ish-senatori amerikan Sam Nunn

p.sh. u shpreh në fillim të këtij viti "Qeveritë

e botës duhet të kuptojnë se

çfarë kërcënimi do të jetë, nëse iranianët

do të përhapin armët bërthamore,

sepse ka mundësi që të jenë 10

vende në Lindjen e Mesme këta 10-

20 vitet e fundit që do ta ndjekin këtë

rrugë". Politikëbërësit amerikanë që

nga John Bolton, ish ambasadori

amerikan në Kombet e Bashkuara

dhe zv/presidenti Joe Biden, të gjithë

duken se bien dakord me këtë

parashikim të errët.

Por, ka një problem të madh me

këtë skenar "domino bërthamore": të

dhënat historike nuk e mbështesin

këtë. Që nga lindja e epokës nukleare,

shumë i janë frikësuar përhapjes së

madhe të armëve nukleare. Pothuaj

20 vjet kanë kaluar që nga shfaqja e

shtetit të parë nuklear, Shtetet e Bashkuara

të Amerikës , në 1945 dhe shtetit

të pestë, Kinës, më 1964.

40 vitet në vazhdim bënë të mundur

lindjen e 5 vendeve të tjera

bërthamore: India, Izraeli, Afrika e

Jugut dhe Koreja e Veriut. Afrika e

Jugut me dashje u çarmatos më

1990, ashtu siç veproi edhe Bjellorusia,

Kazakistani dhe Ukraina që

ndoqën rrënimin e Bashkimit Sovjetik.

Pasi Izraeli përhapi armët nukleare

në vitet 1960, asnjë zinxhir rajonal

bërthamor nuk e ndoqi pas, edhe pse

vendi ishte i rrethuar nga kundërshtarët.

Në mënyrë të ngjashme, që prej 4

vjetësh Koreja e Veriut u bë një shtet i

armëve bërthamore, por Koreja e

Jugut dhe Japonia nuk e ndoqën këtë

proces, pavarësisht faktit që ata kishin

mundësi. Vendimet e këtyre

vendeve u morën falë përpjekjeve të

Shteteve të Bashkuara të Amerikës për

t'u kthyer mendjen atyre.

Si Koreja e Veriut, edhe Japonia, e

kanë shijuar sigurinë e përkrahur nga

Uashingtoni, duke përfshirë këtu edhe

mbrojtjen nën çadrën strategjike

bërthamore amerikane.

Duke ndjekur testin bërthamor të

Koresë së Veriut, ish-presidenti amerikan

George Bush menjëherë siguroi

Korenë e Jugut dhe Japoninë që Shtetet

e Bashkuara të Amerikës ishin

në mbrojtje të tyre. Fruti i këtyre përpjekjeve

për të parandaluar përhapjen

e shpejtë bërthamore, është arsyeja

e vetme e ndikimit të dominosë

bërthamore, e cila mbetet një mit.

Në Lindjen e Mesme, nuk ka shenja

që dominoja bërthamore do të

përmbyset shpejt. Edhe pse shumë

qeveritarë besojnë se Irani mund të

ishte 3 vjet larg zhvillimit të bombës

nukleare, të gjitha vendet e Lindjes së

Mesme (përveç Izraelit) janë të paktën

10-15 vjet larg një mundësie të tillë.

Kësaj here i jepet një mundësi Uashingtonit

të krijojë ose të ripranojë paktet

e sigurisë me vendet që mund të

zhvillojnë programe armësh nukleare

nën ndikimin e potencialit të bombës

iraniane. Në fakt, ky proces ka nisur

tashmë.

Në korrik të vitit 2009, sekretarja e

shtetit amerikan, Hillary Klinton, ka

folur për mundësinë e Shteteve të

Bashkuara për të zgjeruar "çadrën e

mbrojtjes" mbi rajon.

Më gjerësisht, Shtetet e Bashkuara

të Amerikës po përpiqen të fuqizojnë

një kulturë për përhapjen e shpejtë

në Lindjen e Mesme.

Nga fundi i viteve 2009, Uashingtoni

bëri një marrëveshje me Emiratet

e Bashkuara Arabe për të hequr

dorë nga pasurimi dhe përpunimi i

lëndës bërthamore - hapa vendimtarë

për zhvillimin e armëve nukleare.

(Emiratet e Bashkuara Arabe do të

marrin ndihmë për zhvillimin e programit

bërthamor civil).

Propozime të ngjashme janë bërë

edhe nga Arabia Saudite dhe Jordania,

shtete që ndjekin programet

nukleare civile për të shumëfishuar

furnizimet me energji.

Një tjetër arritje u realizua gjatë vitit

2010, kur Shtetet e Bashkuara të

Amerikës morën pjesë në një takim

rajonal për krijimin e zonave të lira të

armëve bërthamore në Lindjen e Mesme.

Samiti do të mbahet më 2012 dhe

megjithëse armët nukleare të Izraelit

e ndërlikojnë problemin, kjo gjë mund

të shërbejë si një hap tjetër drejt

përhapjes në rajon.

Këto janë arritjet e mëdha në

parandalimin e përhapjes së shpejtë

në Lindjen e Mesme, që bien në kontradiktë

me skenaret për Iranin.

Këto besime të gabuara vijnë

pikërisht prej keqkuptimeve të Iranit

ndaj Perëndimit. Pas më shumë se

30 vjet marrëdhëniesh të ashpra diplomatike,

kulturore dhe edukative me

këtë vend, Perëndimi e njeh pak aftësinë

drejtuese të Iranit, po ashtu

edhe aspiratat kombëtare dhe kulturore.

Për shkak të kësaj, politikëbërësit

po përjetojnë një kohë të vështirë duke

menduar për ndërlikimet e Iranit

bërthamor.

Frikërat e ekzagjeruara kanë qenë

të dobishme: sikur Shtetet e Bashkuara

të Amerikës të mos ishin të pranishme

në synimet bërthamore në

dritën më të errët, nuk do të ishte në

gjendje të fitonte përkrahjen e 4 qarqeve

të sanksioneve të Kombeve të

Bashkuara kundër Republikës Islamike,

në këto pak vitet e fundit.

Një arsye tjetër për ngulmimin për

rastin më të keq, është që analogjia e

dominosë është diskutuar shpesh në

mënyrë të shkëmbyeshme me klanet

bilaterale për armët, si p.sh ato midis

Shteteve të Bashkuara të Amerikës

dhe ish Bashkimit Sovjetik dhe midis

Indisë dhe Pakistanit.

Këto janë 2 koncepte të dallueshme,

sidoqoftë. Rastet e Luftës

së Ftohtë dhe Azia jugore përfaqësojnë

një skenar që nuk mund të përjashtohet

në Lindjen e Mesme.

Edhe pse kjo gjë hipotetike mund

të konsiderohet si një shqetësim i

madh, është larg ankthit të ndikimit të

dominosë bërthamore, që kërkon në

shumë më tepër vende për zhvillimin

e armëve nukleare. Në Lindjen e Mesme

ky lloj zhvillimi i shpejtë nuk është

i zbatueshëm nga ana teknologjike.

Asnjë nga këto nuk do të thotë se

bota duhet të shqetësohet për programin

bërthamor në Iran. Përhapja

e ngadaltë ende sjell ndërlikime të

mëdha për paqen ndërkombëtare

dhe për sigurinë.

Gabimi njerëzor ose teknologjik

është një tjetër arsye legjitime për t'u

shqetësuar; në disa raste gjatë Luftës

së Ftohtë, bota iu afrua luftës

bërthamore për shkak të komunikimit

të gabuar midis shteteve të armëve

bërthamore.

Më gjerësisht, bota nuk ka nevojë

për vende të tjera nukleare. Për të mos

parë më tej se India dhe Pakistani janë

2 armiq që zotërojnë armët

bërthamore.

T'i shtosh një përbërës bërthamor

armiqësisë midis Izraelit dhe Iranit

nuk do ta përmirësonte aspak të ardhmen

për paqe në rajon.

Të tjerët që i frikësohen Iranit janë

më pak bindës. Shpesh është thënë,

p.sh. se fqinjët e Iranit do të mbahen

peng për tiraninë atomike të Tehranit.

Pa dyshimin më të vogël, Irani

bërthamor ka për të fituar prestigj në

rajon e në pushtet dhe vendi do të jetë

në gjendje të përpiqet për rritjen e presionit

mbi vendet e tjera. Por, leverdia

e armëve bërthamore është e diskutueshme;

këto armë nuk janë përdorur

që nga Hiroshima dhe Nagasaki. Nuk

ekziston asnjë arsye për të besuar që

Irani mund të veprojë ndryshe.

Ndonjë kërcënim i Iranit për të përdorur

armët bërthamore mund të

thjeshtohet dhe jo të besohet. Pa besueshmëri,

Irani - ashtu si çdo vend -

nuk do të ishte në gjendje të mbante

peng ndonjë vend tjetër.

Irani bërthamor mund të dëmtojë

marrëveshjen bërthamore, sipas të

cilës shtetet kanë nënshkruar për çarmatimin

bërthamor dhe nuk kanë

marrë zotim për zhvillimin e armëve

bërthamore.

Më shumë se 180 pjesëmarrës

janë angazhuar për ta lejuar programin

bërthamor të Iranit për të shkatërruar

një institucion, i cili prej dekadash

ka qenë fondacioni i përpjekjeve

për shpërndarjen e këtyre

armëve.

Nëse Irani ka pushtet për të sjellë

dështimin e kësaj marrëveshjeje,

është e diskutueshme nëse traktati

do të jetë i vlefshëm, duke ruajtur kështu

vendin e parë.

Parashikimet e pasojave katastrofike

nga Irani bërthamor nuk janë

vetëm të gabuara, por edhe antiproduktive.

Pohimi se përhapja e

shpejtë është e pashmangshme,

mund të shndërrohet në një profeci të

vetëpërmbushur. Miti i ndikimit të dominosë

bërthamore krijon një përligjje

për vendet e tjera të Lindjes së Mesme

- duke shpresuar që fqinjët e tyre

do të zotërojnë energjinë bërthamore

- për t'i kërkuar vetë armët nukleare.

Skenarët e tmerrshëm janë të rrezikshëm

për një arsye tjetër: pasojat e

pritshme të Iranit bërthamor, të vërteta

qofshin apo imagjinare, do të përcaktojnë

politikat që duhen ndjekur për të

parandaluar Tehranin, që të mos e

krijojë bombën atomike.

Nëse rrjedhojat nuk sinkronizohen

me realitetin, metodat e zbatuara do

të jenë në disproporcion me kërcënimin.

7 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara

të Amerikës e nxitën Irakun për

programin bërthamor, që ishte larg

dyshimit të arsyeshëm.

Uashingtoni nuk mund t'ia lejojë

vetes një luftë tjetër mbi pretendimet

false.

Nuk vihet në dyshim se bota do të

ishte më e mirë, nëse Irani nuk do të

pajisej me armë bërthamore dhe komuniteti

ndërkombëtar duhej të merrte

masat e duhura për të parandaluar

Iranin - ose edhe ndonjë vend tjetër

- nga ky veprim.

Por rasti kundër Iranit bërthamor

është goxha i fortë pa mitin e dominosë

bërthamore. Duke i bërë thirrje

skenarëve të rasteve të tilla, politikëbërësit

po mjegullojnë mendimet

e ngjyrosura.

Përktheu: Rudina Dahri

 

Posted via email from Shkupi Press extra

Related Posts: