Në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Sofje të Bullgarisë, Majlinda spastroi rend një nga një kundërshtaret e saj dhe atë me shumë lehtësi, deri në momentin kur në finale u takua me austriaken Tina Zeltner, ndaj të cilës shfaqi paraqitje të denjë për t’i shtuar edhe një medalje tjetër Kosovës në sportin e xhudos.
Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, shpreson që statusi i saj si xhudiste të rregullohet në të ardhmen, pasi që dëshiron të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, Londra 2012.





