“Ne jemi ekip në ndërtim dhe kur ndryshohen trajneri dhe metodat në stërvitje, është gjithnjë e vështirë të fitosh. Ne po tentojmë të luajmë mirë, por ne të gjithë e dimë se do të jetë e vështirë të fitojmë çdo ndeshje”, theksoi Khedira.
Gjermani poashtu u shpreh edhe për fushën e Santiago Bernabeos, për të cilën ka thënë se është fusha më e keqe në të cilën ka luajtur ndonjëherë, por shpreson në përmirësim të gjendjes. Së fundmi edhe vetë Jose Mourinho e kritikoi gjendjen në të cilën është fusha e stadiumit të Realit, duke thënë se ajo i ngjason një fushe ku mbillen patate.





