jetmiri i big brother albania:do hyj ne politik


Në jetë thotë se është i aftë ta marrë çfarë do. E ka ngulitur në kokë që me të njëjtën strategji që fitoi “Big Brother 3”, të arrijë të depërtojë dhe në politikë, edhe pse e sheh si shumë të vështirë. Jetmir Salaj, djali 26-vjeçar nga Vlora, rrëfen pasionin e tij për t’u pozicionuar si politikan antikomformist, pas  diplomimit për Marrëdhënie Ndërkombëtarë në Romë dhe famës që mori në një “reality show”. Ai zbulon filozofinë e tij dhe jetën e re që ka nisur në Tiranë më Rezin:

Jetmir, po përgatitesh t’i hysh politikës shumë shpejt, ke marrë oferta?
Më duket herët për të shpjeguar ofertat në këto momente. Ofertat nuk kanë munguar, pasi tashmë dihet nga të gjithë shqiptarët që aspirata ime është të bëj diçka më të mirë për këtë vend dhe të them të drejtën jam duke reflektuar, pasi dua që zgjedhja ime të jetë koherente me statusin tim personal, atë të një njeriu që nuk duron dot padrejtësinë.
Pavarësisht ofertave, ti vetë çfarë synon, cilat janë bindjet e tua politike, cili tip politikani aspiron të jesh?
Unë jam një njeri që në bazë të bindjeve dhe të idealit tim, kam dhe do të kem përherë Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi mendoj që ne jemi vendi, i cili ka pësuar një traumë dymijë vjeçare. Që në antikitet e deri në ditët e sotme ne kemi qenë të ndrydhur dhe të frustruar nga politika të vazhdueshme antishqiptare. Uroj të jem një pararojë në mbrojtje të atyre njerëzve, që janë të lodhur nga mashtrimet e ditës, nga paturpësitë që politika shkakton çdo ditë nga ky kaos që ka përfshirë shoqërinë shqiptare, ku individi nëpërkëmbet dhe të mëdhenjtë e politikës hanë e pinë e luajnë një teatër me fatet e këtij populli. Nuk do doja të isha një nga ata politikanët e kullandrisur, ku sa herë dalin në televizione e media bëjnë si të ditur e bëjnë premtime pa fund, por do doja të isha ai antikomformisti që jam dhe të kem në krahë të të rinjve e këtij vendi, pasi ka ardhur koha që të marrin në dorë fatet e tyre. Politikbërja ose politikbërësit shqiptarë janë po ata njerëz që në kohën e Enver Hoxhës ishin të privilegjuarit e atij sistemi dhe vazhdojnë të jenë ende. Beteja ime nuk është e lehtë, pasi vështirë të depërtosh në radhët e politikës, ku të gjithë mbrojnë me forcë karriget dhe pozicionet e tyre, por sfida ime është më e madhe se sa mua por siç dihet sfidat më pëlqejnë dhe jam gati të nis një tjetër sfidë pas asaj të lojës në “Big Brother”. Kam treguar që di të fitoj dhe shpresoj ta bëj edhe kësaj here.
Je takuar me ndonjë politikan apo zyrtar për pozicionimin tënd në ndonjë strukturë të caktuar?
Kam takuar shumë politikanë. Vazhdoj ta bëj përditë, por për më shumë do të bisedojmë një herë tjetër.
ja ku ka arritur politika te ne