Strategu i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar në një konferencë për shtyp se ai do ta ketë të vështirë të gjejë zëvëndësimin e duhur për Lionel Messin, ndërsa ka kërkuar nga skuadra e tij që të vazhdojë të luajë në të njëjtën mënyrë.“Lionel Messi është spektakolar dhe do të jetë e vështirë të gjejmë zëvëndësimin, por ne duhet të kërkojmë mënyra se si të sulmojmë pa atë. Ne kemi lojtarë të mirë dhe ne mund ta bëjmë këtë”.
“Unë nuk jam i sigurt se kur mund të rikthehet Messi. Nëse ai do të jetë i gatshëm, ai do të luajë ndaj Rubin Kazanit. Nëse jo, ai do të pushojë edhe një javë. Nuk ka limit kohor për këtë”, u shpreh Guardiola.





