Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka folur për udhëtimin e skuadrës së tij në Baski, ku pritet të takohet me Atletico Bilbaon, një sfidë të cilën strategu katalanas e konsideron si të vështirë.“Unë pres një ndeshje të zjarrtë. Ata luajnë futboll të drejtpërdrejtë dhe në atë aspekt ata janë superiorë, ndërsa ne duam të jemi më të fortë se kundërshtarët e tyre të mëparshëm”.
“Nëse dominojmë lojën me pasime, atëherë ne mund t’i mposhtim. Ne jemi në disponim të mirë. Unë nuk jam i pakënaqur me mënyrën se si po luajmë për momentin. Ky kamnpionat do të jetë i barabartë dhe të gjithë mund të mposhtin të gjithë, ndërsa çdo ndeshje është e vështirë”, sqaroi Guardiola.





