Chelsea ishte skuadra që dominoi në këtë takim. Golin e parë e shënoi John Terry, pas harkimit të të riut Gael Kakuta (7’).
Harkimi i Michael Essien në zone, e prek Mbian në dorë, duke bërë që gjyqtari të akordojë penalti për Blutë, të cilën e realizoi pa problem Nicolas Anelka (28’).
Ishte kjo një paraqitje me stil e Chelseat, që me dy gola të herëshëm kreu punën në këtë takim.
Pas xhiros së dytë në Grupin F prinë Chelsea me gjashtë pikë, ashtu si Spartak Moska që është në pozitën e dytë me pikë të njëjta, por me golaverazh më të dobët. Zilina dhe Marseille janë pa pikë.





