Samuel Eto’o thotë se ai ka biseduar me presidentin e Interit, Massimo Moratti për angazhim të tre shtyllave të Barcelonës, Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Xavi.“Messi është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe një personalitet shumë i mirë. Kam respekt të madh për të siç i respektoj edhe Iniesta, Xavi dhe Valdes”.
“Para takimit me Barcelonën vitin e kaluar, bisedova me Presidentin dhe i thash Morattit se nëse dëshiron të sjellë futbollistë te Inter, kampionët si ata do të ishin simbol për klubin, si njerëz dhe futbollistë”, ka thënë Eto’o.





