Roma filloi mirë takimin, kur Marco Boriello (7’), iu gëzua golit të tij të parë në fanellën Giallorose. Matteo Rubin realizoi autgol (59’), për të dyfishuar kështu epërsinë e romakëve.
Kur të gjithë menduan se Roma iu rikthye fitoreve, kështu nuk mendoi Marco Di Vaio, që realizoi dy herë (78’ dhe 90’), për të dëshpëruar mijëra tifozë të Romës dhe bastegjinjtë anëembanë globit.
Në ndeshjen tjetër, Genoa barazoi me Parmën në transfertë me rezultat 1-1.





