Tevez zhbllokoi rezultatin në fund të pjesës së parë (43’), kur realizoi për 1-0 pas një pakujdesie në mbrojtjen e nikoqirëve.
Futbollisti më i paguar në botë, Yaya Toure, ka shënuar golin e tij të parë në fanellën e Manchester Cityt, kur shfrytëzoi një top të mirë nga Carlos Tevez (70’).
Me këtë fitore, Manchester City ngjitet në pozitën e katërt me tetë pikë pas pesë ndeshjeve të luajtura në Ligën Premier.





