Dy te dashuruarit e Big Brother albania 5, Bjordi dhe Adela do të vijnë këtë radhë me një surprizë. Ata do të marrin pjesë në edicionin Kënga Magjike, ku pretendojnë të fitojnë një çmim, por edhe për t’u kthyer në qendër të vëmendjes, e më pas për të kthyer imazhin e tyre të dikurshëm. Sa u përket projekteve televizive nuk dihet ende nëse Bjordi dhe Adela do të jenë pjesë e ndonjë emisioni për këtë sezon të ri, por Bluetooth ben te ditur se ata do të jenë pjesë e Festivalit “Kënga Magjike”. Pasioni i madh i Adelajdës, por edhe i Bjordit, për muzikën ka gjasa të shpërblehet këtë vit me një çmim në këtë festival. Por edhe nëse ndodh e kundërta, ë ata do të mbeten shumë të kënaqur, pasi u pranuan si konkurrentë në festivalin më të pëlqyer nga publiku shqiptar.





