Il Corriere dello Sport shkruan se Benitez mezi pret ta shohë marrëveshjen të arritur dhe që t’ia fillojë punës me ish-yllin e Milanit.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, u takua të shtunën me Benitezin për të biseduar rreth kësaj çështje. Për burimet e afërta me Interin, e shtuna shënoi dhe fillimin e përpjekjeve për transferimin e brazilianit Kaka. Real Madridi është i gatshëm ta shesë asin brazilian, marrë parasysh se në të njëjtën pozitë të gatshëm kanë Mesut Ozil dhe Sergio Canales.