Francezi, i cili është menaxheri që ka shërbyer më së shumti te Arsenali, iu bashkua Topçinjve në vitin 1996 dhe iu solli atyre tre tituj të Ligës Premier dhe dy Kupa FA.
“Zemra ime i takon Arsenalit dhe dëshira ime është të shoh këtë ekip të fitojë trofe. Përkushtimi dhe energjia ime janë po aq të fuqishme dhe të freskëta si gjithmonë. Nënshkrimi i marrëveshjes së re do të thotë se unë do të mund ta shoh këtë grup të talentuar të lojtarëve të arrijnë potencialin e tyre. Më besoni, ata janë gati të shpërthejnë”, ka thënë Wenger.





