“Unë kam katër sulmues: Klose, Gomez, Olic dhe Muller. Për këtë më duhen vetëm dy lojtarë në sulm. Për këtë arsye as që kam menduar për një sulmues. Dzekon e kam parë vetëm dy herë, në dy ndeshjet ndaj nesh në kamnpionat dhe nuk e kam parë asnjë video. Zakonisht, kur më intereson ndonjë lojtar, unë shikoj shumë video. Për Dzekon kam thënë se është lojtar interesant”, theksoi Van Gaal për Bild.
I pyetur nga gazeta gjermane se a është xheloz që Schalke ka marrë Raulin, Leverkuseni tranferoi Ballackun dhe Wolfsburgu është pranë Diegos, holandezi tha se atij nuk i duhet asnjë lojtar sepse me lojtarët e tij është shumë i kënaqur dhe beson se ata mund të përmirësohen më tej.





