Van der Saar lëvdon Hernandez

Portieri i Manchester United, Edwin van der Saar, ka lëvduar të riun e Djajve të Kuq, Javier Hernandez, të cilin e konsideron top sulmues.
“Ai është dukur mjaft mirë dhjetë ditët e fundit, që nga koha kur na është bashkuar në SHBA”.
“Se si shënoi, nuk ka lidhje, më rëndësi për të ishte që të shënohej në listën e realizatorëve dhe që tifozët të shohin se sa i talentuar është. Ai ka prespektivë të madhe. Shumë lojtarë po dalin dhe së bashku me ata me përvojë, ne duhet të tentojmë që të fitojmë diçka’, deklaroi Van der Saar.