Carvalho sot ka kompletuar transferimin e tij në Santiago Bernabeu të vlefshëm 8 milionë euro dhe nënshkroi kontratë dyvjeçare. Përveç tij në Real kanë arritur edhe Sami Khedira, Pedro Leon, Angel Di Maria dhe Sergio Canales, por menaxheri gjeneral, Jorge Valdano, thotë se mbretërit nuk do të përfundojnë me kaq.
“Ne jemi të kënaqur me ekipin që e kemi, por ende është e mundur të arrijë edhe ndonjë përforcim dhe dikush të largohet. Mund të ketë angazhime të reja dhe klubi është i hapur për mundësi të ndryshme, por nuk do të flas për emra konkret”, ka thënë Valdano.