“Ne kemi 26 lojtarë tani për tani, kështu që duhet ta lehtësojmë skuadrën në ditët në vijim. Kjo pozitë nuk i prek futbollistët spanjoll në skuadrën tonë”, theksoi Valdano për Marca.
Emrat që flitet se mund të largohen janë Rafael Van der Vaart, Fernando Gago, Lassana Diarra dhe Mahmadou Diarra.





